Mirosllav L. Gjorgjeviq

MD, PhD, Professor of Urology/Surgery

Ekspert i njohur në mbarë botën në urologji, kirurgu më i mirë në kirurgjinë transeksuale me 25 vjet përvojë.

Mbi 15. 000 intervenime të suksesshme të rindërtimit gjeniturinar tek fëmijët dhe të rriturit.

Mbi 1. 000 operacione për ndryshimin e seksit.

TRANSEKSUALIZMI

Është më tepër se një ndërhyrje kirurgjike, është çështje e të drejtave

Mirosllav L. Gjorgjeviq

Transeksualizmi është një gjendje në të cilën gjinja e një personi gjatë lindjes është në konflikt me gjininë psikologjike të këtij personi. Personat transgjinorë kanë një dëshirë shumë të madhe për tu pranuar si persona të gjinisë tjetër, si anatomikisht ashtu edhe funksionalisht. Shoqata profesionale europiane për shëndetin e personave transgjinor(WPATH) ka botuar standarde të kujdesit, dedikuar të gjithë ekspertëve të cilët punojnë me personat transgjinorë.  Ato kanë për qëllim të arrijnë një harmoni të qëndrueshme me identitetin e lindur të personit në mënyrë të sigurt dhe efektive, me qëllim për të përmirësuar shëndetin e përgjithshëm në aspektin psikoseksual dhe psikosocial të jetës. Prandaj, trajtimi multidisiplinor kërkon përpjekje të përbashkëta ekipore nga  psikiatër, endokrinolog dhe ekip kirurgësh për ndryshimin gjinor.

KIRURGJIA E AFIRMIMIT TË GJINISË

Operacioni për afirmimin e gjinisë është hapi përfundimtar i tranzicionit të një individi dhe përfshin procedura kirurgjike të cilat do ta riformojnë trupin e individit në një trup me pamjen e dëshiruar.

Femër në mashkull

Kirurgjia FTM

KIRURGJIA RINDËRTUESE GJENITOURINARE

Ekipi urologjik i spitalit klinik “Acibadem Ssistina” së bashku me Prof. Dr. Mirosllav Gjorgjeviq kryejnë intervenime kirurgjikale të sëmundjeve kongjenitale (hipospadi të rënda, epispadi, shtrembërim të penisit, sëmundja e refluksit vesikouretral) dhe anomalive të fituara apo të shfaqura më pas (sëmundja Peyronia, striktura e uretrës, trauma penile, kanceri i penisit, implantimi i protezave penile për mosfunksionimin erektil) të traktit gjenitourinar.

Keni nevojë për më tepër informacion? Konsultohuni me ekspertin tonë urologjik.

DËSHMI

Faleminderit për mrekullitë që bëni, për mundësitë që çdo shpresë të shndërrohet në realitet. Faleminderit që ndihmuat djalin tim i cili kishte një problem me hipospadinë dhe I krijuat atij mundësinë për një jetë normale!

Aleksandra

Ukrainë

Profesor Miroslav Gjorgjeviq është një nga kirurgët kryesues më të mirë në fushën e kirurgjisë gjenitale rindërtuese dhe estetike, arritjet e shquara të së cilit kanë hapur horizonte të reja. Ai është kaq i sjellshëm dhe bujar për të ndarë zhvillimet e fundit me të gjithë kirurgët e interesuar në mbarë botën. Unë personalisht kam mësuar shumë nga teknikat e tij profesionale dhe nuk do ta harroj kurrë bashkëpunimin dhe mirësinë e tij.

Dr. Shahrokh Sakhaei

Iran

Mund të them vetëm fjalë pozitive për Dr. Mirosllav dhe ekipin e tij të përkryer. Kanë kaluar 3 muaj nga operacioni im dhe ndihem për mrekulli. Ata jenë persona të mrekullueshëm, kirurgët më të mirë, me përgjegjësi të madhe ndaj pacientëve, dhe me njohuri në lidhje me këtë problem të rëndë mjekësor.

Anxhela

Lexo më tepër
Scroll Up